Shqipëria U-19 përballë Norvegjisë për një vend në ‘Elite Round’

Shqipëria U-19 përballë Norvegjisë për një vend në ‘Elite Round’

18:02, 30/03/2026

Kombëtarja e Shqipërisë U-19 është gati për sfidën vendimtare ndaj Norvegjisë, që do të përcaktojë fatin e kuqezinjve në raundin e parë të Euro U-19 2027. Ekipi i drejtuar nga trajneri Fatjon Tafaj ka mbyllur përgatitjet në Durrës, me fokus maksimal për ndeshjen që konsiderohet kyçe për kualifikimin.

Situata në skuadër paraqitet mjaft pozitive, pasi grupi është i plotë dhe nuk ka probleme fizike. Të gjithë lojtarët janë në dispozicion dhe të motivuar për të dhënë maksimumin në një përballje që kërkon patjetër rezultat pozitiv.

Pas një starti jo ideal me humbjen 2-1 ndaj Luksemburgut, Shqipëria reagoi fuqishëm duke shkatërruar Maltën me rezultatin 7-1, një fitore që ka rritur besimin në kampin kuqezi. Megjithatë, përballë do të jetë një kundërshtare e fortë si Norvegjia, që kryeson grupin me pikë të plota pas dy fitoreve të para.

Për kuqezinjtë, llogaritë janë të qarta: vetëm fitorja siguron kualifikimin në fazën “Elite Round”, duke e kthyer këtë ndeshje në një finale të vërtetë.

Takimi do të zhvillohet më 31 mars, në orën 15:00, në stadiumin ‘Shtëpia e Futbollit’. Hyrja për tifozët do të jetë falas, ndërsa ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në FSHF TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco