Sinner synon fronin e ATP-së, Montekarlo vendimtar për lënë pas Alcaraz-in

Sinner synon fronin e ATP-së, Montekarlo vendimtar për lënë pas Alcaraz-in

16:56, 30/03/2026

Tenisti italian, Jannik Sinner është shumë pranë rikthimit në vendin e parë të renditjes botërore të ATP, pas triumfit të rëndësishëm në turneun e Miami Open. Suksesi në Shtetet e Bashkuara i ka dhënë atij një shtysë të madhe në klasifikim dhe tani gjithçka mund të vendoset në turneun e radhës në Montekarlo.

Aktualisht, në krye të renditjes qëndron spanjolli Carlos Alcaraz, por diferenca mes dy rivalëve është ngushtuar ndjeshëm. Sinner do ta nisë turneun në Monte Carlo Masters vetëm 190 pikë pas Alcaraz-it, duke e bërë garën për vendin e parë plotësisht të hapur.

Skenari më i thjeshtë është i qartë: nëse italiani fiton turneun në Principatë, ai do të bëhet automatikisht numri një në botë, pavarësisht rezultateve të Alcaraz-it. Kjo ndodh edhe për shkak se spanjolli do të humbasë 1000 pikët e fituara nga triumfi i tij në Montekarlo në vitin 2025, ndërsa Sinner nuk ka pikë për të mbrojtur, pasi mungoi vitin e kaluar.

Megjithatë, ekzistojnë edhe skenarë të tjerë që mund ta çojnë italianin në majë të renditjes. Nëse Sinner arrin deri në finale dhe humbet, ai mund të bëhet sërish numri një nëse Alcaraz nuk shkon më larg se gjysmëfinalja. Po ashtu, edhe një eliminim në gjysmëfinale mund të mjaftojë, nëse rivali i tij ndalet në çerekfinale.

Me formën aktuale dhe besimin e fituar pas triumfit në Miami, Jannik Sinner duket gati për të bërë hapin e madh dhe për të rimarrë fronin e tenisit botëror. Montekarlo pritet të jetë skena ku do të vendoset gjithçka në këtë duel të fortë me Carlos Alcaraz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco