Çështja ‘Emiliano Sala’ mbyllet pas 7 vitesh, Cardiff City humbet gjyqin dhe duhet të paguajë Nantes

Çështja ‘Emiliano Sala’ mbyllet pas 7 vitesh, Cardiff City humbet gjyqin dhe duhet të paguajë Nantes

16:35, 30/03/2026

Pas një beteje të gjatë ligjore që zgjati shtatë vite, gjykata ka dhënë vendimin përfundimtar për tragjedinë e Emiliano Sala-s, duke rrëzuar kërkesën e Cardiff City për një dëmshpërblim prej 120 milionë eurosh ndaj FC Nantes.

Sipas vendimit, klubi francez dhe agjenti Willie McKay nuk mbajnë asnjë përgjegjësi ligjore për aksidentin ajror të vitit 2019, ku humbi jetën sulmuesi argjentinas. Përkundrazi, gjykata ka vendosur që Cardiff City duhet t’i paguajë Nantes rreth 480 mijë euro për shpenzime ligjore dhe kompensime.

Pretendimet e klubit uellsian, të cilat bazoheshin në një vlerësim hipotetik të golave që Sala mund të kishte shënuar për të siguruar mbijetesën në Premier League, u konsideruan të pabazuara nga gjyqtarët.

Vendimi thekson se përgjegjësi i vetëm për organizimin e fluturimit ilegal ishte David Henderson, i cili ishte dënuar më parë në Mbretërinë e Bashkuar për punësimin e një piloti pa licencë komerciale. Në këtë mënyrë, Nantesi u shpall i pafajshëm për çdo akuzë neglizhence, pasi transferimi i lojtarit ishte tashmë i përfunduar dhe klubi nuk kishte rol në organizimin e fluturimit që përfundoi tragjikisht në Kanalin Anglez.

Mbyllja e kësaj çështjeje sjell një kapitull të dhimbshëm në historinë e futbollit, duke rikujtuar edhe një herë fatin tragjik të Emiliano Salës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco