UEFA Development U-16/ Kombëtarja nis grumbullimin, trajneri Armand Dama publikon listën e lojtarëve

UEFA Development U-16/ Kombëtarja nis grumbullimin, trajneri Armand Dama publikon listën e lojtarëve

10:28, 30/03/2026

Kombëtarja shqiptare U-16 ka nisur grumbullimin në prag të turneut zhvillimor UEFA Development Tournament U-16, që do të zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit”.

Trajneri Armand Dama ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë aktivitet, ku kuqezinjtë do të përballen me Japoninë, Suedinë dhe Austrinë.

Lista e lojtarëve të grumbulluar:

Portierë

Marsid Hoxha, Jurgen Nako

Mbrojtës

Drion Ibrahimi, Denis Nikolli, Rian Neza, Albion Muji, Jon Ajvazi, Aendi Cekrezi, Joart Mile

Mesfushorë

Mattia Avni Xhemali, Sebastian Sina, Angelos Como, Sean Sylaj, Tom Keqi

Sulmues

Lorent Lajqi, Klevis Basha, Haxhi Rrena, Fabio Hyseni, Lorent Zhara, Gentjan Sharka

Stafi teknik i drejtuar nga trajneri Armand Dama do ta shfrytëzojë këtë turne si një mundësi të rëndësishme për zhvillimin dhe testimin e lojtarëve të rinj në nivel ndërkombëtar.

Të tre ndeshjet do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, sipas këtij programi:

1 prill, ora 14:30, Shqipëri – Japoni

3 prill, ora 14:30, Shqipëri – Suedi

6 prill, ora 11:30, Shqipëri – Austri

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco