Montella me plan të veçantë për Arda Guler para finales me Kosovën

Montella me plan të veçantë për Arda Guler para finales me Kosovën

09:46, 30/03/2026

Trajneri i Kombëtares së Turqisë, Vincenzo Montella, ka përgatitur një plan të veçantë për yllin e ri Arda Guler, në prag të finales së “play-off”-it për kualifikimin në Kupën e Botës 2026 kundër Kosovës.

Guler pritet të ketë një rol të lirë në repartin ofensiv, kryesisht në krahun e djathtë, me detyrë që të futet në qendër dhe të jetë vendimtar në ndërtimin e aksioneve dhe pasimet e fundit.

Sipas raportimeve nga mediat turke, Montella ka zhvilluar edhe biseda individuale me lojtarin për ta motivuar që të marrë përgjegjësi në këtë përballje vendimtare.

Forma e mirë e Guler në ndeshjet jashtë fushe e bën atë një nga armët kryesore të Turqisë.

Mesfushori ofensiv ka kontribuar në gola në shtatë paraqitjet e fundit si mysafir, duke përfshirë katër gola dhe tre asistime, çka e vendos në qendër të vëmendjes për sfidën ndaj Kosovës.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco