Presidenti i Federatës Turke u premton lojtarëve nga një vilë në Bodrum për të mundur Kosovën

Presidenti i Federatës Turke u premton lojtarëve nga një vilë në Bodrum për të mundur Kosovën

09:23, 30/03/2026

Turqia po përgatitet për finalen e “Play Off”-it të Kupës së Botës, që do të luajë në Prishtinë kundër Kosovës të martën më 31 mars.

Ditën e djeshme stërvitjen e kombëtares turke e ka ndjekur edhe presidenti i Federatës së Futbollit, Ibrahim Haciosmanoglu, i cili u ka premtuar një shpërblim të majmë futbollistëve, nëse arrijnë që të kualifikohen në Botëror.

Sipas mediave lokale, Haciosmanoglu u ka premtuar nga një vilë në Bodrum lojtarëve të Turqisë, nëse arrijnë që të mposhtin Kosovën në finale.

“Kemi 22 vite që nuk shkojmë në Botëror. Do të paguaj nga xhepi im për vilat e lojtarëve nëse kualifikohemi”, ka thënë presidenti i federatës turke të futbollit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco