Ancelotti beson te Italia: Skuadra e Gattusos do të kualifikohet, 95% e sigurt!

Ancelotti beson te Italia: Skuadra e Gattusos do të kualifikohet, 95% e sigurt!

22:03, 29/03/2026

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka shprehur besimin e tij të plotë te Italia e drejtuar nga Gennaro Gattuso, duke u shfaqur optimist për kualifikimin e “Azzurrëve” në Botërorin 2026.

Në një intervistë për “Corriere di Ticino”, tekniku italian i dërgoi një mesazh mbështetjeje ish-lojtarit të tij: “I uroj fat dhe e pres në Botëror. Do t’ia dalë 100%, madje për të hequr tersin le ta themi 95%”.

I pyetur nëse do të dëshironte të përballej me Italinë në Botëror, Ancelotti u tregua i rezervuar: “Le t’ia lëmë fatit. E vetmja gjë e sigurt është se Italia do të gjendej në një grup jo shumë të vështirë, ku skuadra më e fortë është Zvicra”.

Ancelotti foli edhe për eliminimin e hershëm të skuadrave italiane nga UEFA Champions League, duke u dakordësuar me analizën e Fabio Capello-s. Ai theksoi diferencën e madhe në ritëm mes Serisë A dhe kampionateve të tjera kryesore evropiane.

Sipas tij, kjo diferencë bëhet e dukshme në nivelet më të larta të garës, gjë që shpjegon edhe eliminimin e skuadrave si Napoli, Interi dhe Juventusi që nuk arritën të kalojnë fazën e grupeve. Edhe Atalanta, e vetmja që avancoi më tej, pësoi dhjetë gola në përballjen me Bayernin i Mynihut.

Deklaratat e Ancelottit japin një sinjal të qartë besimi për Italinë, por njëkohësisht ngrenë alarmin për nivelin aktual të futbollit italian në arenën evropiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco