Maguire bind me Anglinë, por Tuchel nuk ndryshin mendim: Ka të tjerë më përpara tij

Maguire bind me Anglinë, por Tuchel nuk ndryshin mendim: Ka të tjerë më përpara tij

21:58, 29/03/2026

Performanca e mirë e Harry Maguire në miqësoren ndaj Uruguait nuk ka mjaftuar për të ndryshuar hierarkinë në mbrojtjen e Anglisë. Trajneri Thomas Tuchel e bëri të qartë se, pavarësisht vlerësimeve pozitive, qendërmbrojtësi mbetet pas në zgjedhjet e tij për të ardhmen.

Maguire zhvilloi një paraqitje solide në barazimin 1-1, duke u dalluar sidomos në pjesën e dytë si lider në fushë. Tuchel nuk kurseu fjalët e mira për të: “Pashë pikërisht atë që prisja, një performancë të fortë. Ai është i qetë me topin, i fortë në ajër dhe i rrezikshëm në goditjet standarde.”

Megjithatë, tekniku gjerman theksoi se kjo nuk ndryshon renditjen aktuale në mbrojtje. “Nuk kam ndryshuar mendim, shoh lojtarë të tjerë më përpara me karakteristika të ndryshme,” deklaroi ai. Sipas Tuchel, emra si Ezri Konsa dhe Marc Guéhi janë aktualisht më të favorizuar, ndërsa Trevoh Chalobah vlerësohet për lëvizshmërinë e tij.

Një tjetër pikë referimi mbetet edhe John Stones, i cili, pavarësisht problemeve fizike, konsiderohet ende një lojtar i nivelit botëror. “Ai ka kredit të madh,” theksoi trajneri.

Sa i përket Botërorit 2026, Tuchel la një derë të hapur për Maguire, sidomos në rast dëmtimesh: “Nëse do të duhej të vendosja sot, me kaq shumë mungesa, ai mund të ishte pjesë e skuadrës.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco