Federata e Futbollit e Turqisë ka publikuar programin zyrtar të kombëtares së tyre për ndeshjen ndaj Kosovës, me lojtarët që kanë vendosur të mos stërviten në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Të hënën, kombëtarja turke zhvillon stërvitje paradite në qendrën e saj stërvitore dhe më pas udhëton drejt Prishtinës. Në orën 18:00 është parashikuar një ecje e lojtarëve në fushën e stadiumit, ndërsa në 18:15 zhvillohet konferenca zyrtare për shtyp, ku do të marrin pjesë përzgjedhësi Vincenzo Montella dhe një lojtar i ekipit turk.
Edhe Kosova ndjek rutinën e zakonshme për ditën para ndeshjes, duke shmangur stërvitjen në stadiumin ku zhvillohet takimi dhe duke realizuar vetëm një ecje simbolike në fushë. Kjo praktikë u zbatua më parë edhe gjatë udhëtimeve në Lubjanë dhe Bratislavë.
Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet të martën nga ora 20:45 dhe vendos se cila skuadër do të kualifikohet për Botërorin 2026, që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: