Carlos Alcaraz investon miliona në një jaht luksoz: Më duhet për t'u relaksuar, larg presionit

Carlos Alcaraz investon miliona në një jaht luksoz: Më duhet për t'u relaksuar, larg presionit

19:07, 29/03/2026

‘Ylli’ spanjoll i tenisit Carlos Alcaraz, aktualisht numri një në botë, ka vendosur të investojë në një jaht luksoz multimilionësh, duke ndjekur shembullin e idhullit të tij, Rafael Nadal. Tenisti i ri ka zgjedhur një ‘Sunreef Ultima 88’, çmimi i të cilit mund të shkojë nga tetë deri në nëntë milionë euro, varësisht nga opsionet e përfshira.

Jahti po ndërtohet në një anije në Gdansk, Poloni, dhe përveç blerjes, Alcaraz do të bëhet gjithashtu ambasador i markës ‘Sunreef Ultima’. Partneriteti u prezantua gjatë ‘Palm Beach International Boat Show’.

Image

“Rreth dy vjet më parë kuptova sa i bukur është deti dhe sa komod ndihem kur jam në një jaht,” shpjegoi Alcaraz për ‘SuperYacht Times’. “Duke jetuar në Murcia, është shumë e lehtë për mua, sepse kemi mot të mirë gjatë gjithë vitit dhe deti është shumë afër shtëpisë. Për dy vite kam ndier se dua të jem pronar i një jahti.”

Tenisti shtoi se kishte kontaktuar fillimisht me markën ‘Sunreef’ përmes Nadal-it, i cili gjithashtu zotëron një jaht të personalizuar. “Gjithmonë kam dashur jahtet dhe detin, por nuk kisha fokus tek markat. Rafa më prezantoi me ‘Sunreef’ dhe kështu njoha pak markën përmes tij.”

Image

Arsyeja kryesore për blerjen, sipas Alcaraz, është për të pasur një vend për t’u relaksuar dhe për t’i shpëtuar presionit të garave. “Agjenda ime është shumë e ngarkuar, prandaj arsyeja kryesore është të relaksohem dhe të kem një vend për të çlodhur mendjen dhe për të qëndruar larg tenisit. Do të bëj udhëtime verore kur të mundem, ose disa ditë pranë shtëpisë. Ky është plani im për tani.”

Alcaraz i bashkohet kështu një liste sportistësh elitë që zotërojnë jaht ‘Sunreef’, përfshirë pilotin e Formula 1, Fernando Alonso, dhe futbollistin Robert Lewandowski. Jahti ka gati 27 metra gjatësi dhe 9 metra gjerësi, motor hibrid që mund të arrijë 26 nyje (rreth 50 km/h), dhe panele diellore që e bëjnë më miqësor ndaj mjedisit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco