Pësoi kolaps sot para stërvitjes, ja si është gjendja e trajnerit legjendar rumun

Pësoi kolaps sot para stërvitjes, ja si është gjendja e trajnerit legjendar rumun

16:54, 29/03/2026

Trajneri i kombëtares së Rumanisë, Mircea Lucescu, është shtruar në spital pasi u ndje keq gjatë grumbullimit të skuadrës, ka bërë të ditur Federata Rumune e Futbollit.

Incidenti ndodhi teksa skuadra po përgatitej për ndeshjen ndaj Sllovakisë, në kuadër të përgatitjeve për playoff-et e FIFA Ëorld Cup 2026. 80-vjeçari u ndje keq gjatë një mbledhjeje teknike, pak përpara se të niste seanca e fundit stërvitore.

Sipas njoftimit zyrtar, gjendja e Lucescut është aktualisht e qëndrueshme, por ai është transportuar në një spital në kryeqytet për kontrolle më të detajuara dhe monitorim nga specialistët. “Për momentin, trajneri është në gjendje të qëndrueshme. Megjithatë, në përputhje me protokollet mjekësore dhe për të shmangur çdo rrezik, ai është dërguar në spital për ekzaminime të thelluara”, thuhet në deklaratë.

Federata nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi natyrën e problemit shëndetësor, ndërsa priten përditësime në orët dhe ditët në vijim.

Kujtojmë që Rumania pësoi humbje 1-0 në ndeshjen gjysmëfinale të playoff-eve përballë Turqisë, ndërsa ndeshja me Sllovakinë (u eliminua nga Kosova) do të ketë vetëm vlerën e një miqëoreje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco