Shënoi golin e Shqipërisë në Varshavë, Arbër Hoxha drejt Polonisë për 5 milionë euro

Shënoi golin e Shqipërisë në Varshavë, Arbër Hoxha drejt Polonisë për 5 milionë euro

19:10, 28/03/2026

Arbër Hoxha është drejt largimit nga Dinamo Zagreb, ndërsa “Meczyki” raporton se është gati të transferohet te Widzew Lodz.

Klubi polak do të paguante rreth 5 milionë euro, për të siguruar shërbimet e Hoxhës në merkaton e verës.

Ky transferim do të konkretizohet, vetëm nëse Widzew Lodz qëndron në elitën e futbollit polak.

Aktualisht mban vendin e parafundit në renditje dhe rrezikon seriozisht.

Widzew ka treguar se beson te futbllistët shqiptarë. Pjesë e tij janë edhe Juljan Shehu, Lindon Selahi dhe Andi Zeqiri.

Arbër Hoxha ishte autori i golit për Shqipërinë në Poloni. Deri në përfundim të pjesës së parë, ishte si hero për kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Silvinjo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco