Roy Hodgson rikthehet në pankinë në moshën 78-vjeçare

Roy Hodgson rikthehet në pankinë në moshën 78-vjeçare

13:25, 27/03/2026

Një rikthim i bujshëm në futbollin anglez: Roy Hodgson është emëruar trajner i përkohshëm i Bristol City-t në moshën 78-vjeçare. Klubi anglez vendosi t’i besojë eksperiencës së ish-trajnerit të Anglisë pas shkarkimit të Gerhard Struber dhe ndihmësit të tij Bernd Eibler.

Hodgson do të drejtojë skuadrën deri në fund të sezonit, ndërsa drejtuesit e klubit kanë bërë të ditur se trajneri i ri për sezonin 2026/27 do të zgjidhet nga drejtori sportiv që pritet të emërohet.

Drejtori ekzekutiv i klubit, Charlie Boss, falënderoi stafin e mëparshëm për punën e bërë dhe theksoi rëndësinë e ardhjes së Hodgson: “Ai nuk vjen vetëm për rezultatet e ndeshjeve të mbetura, por për të vendosur standarde dhe vlera që do të na ndihmojnë në të ardhmen. Është një trajner me përvojë të jashtëzakonshme dhe do të mbështesë skuadrën për të arritur potencialin maksimal”.

Vetë Hodgson u shpreh entuziast për këtë sfidë të re: “Kam pasur biseda shumë pozitive me drejtuesit dhe jam i lumtur për këtë mundësi. Do të fillojmë menjëherë punën për të arritur një rezultat pozitiv ndaj Charlton Athletic”.

Trajneri veteran do të takohet me ekipin më 30 mars, pas përfundimit të ndeshjeve ndërkombëtare, për të përgatitur sfidën e 3 prillit. Aktualisht, Bristol City renditet në vendin e 16-të në Championship, me një diferencë të sigurt prej 12 pikësh nga zona e rënies dhe po aq larg zonës së “play-off”-it.

 

Ky rikthim i Hodgson pritet të sjellë stabilitet dhe eksperiencë në një moment delikat për klubin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco