Në miqësoren e zhvilluar në ‘Gillette Stadium’, Franca dominoi Brazilin dhe fitoi 2-1, pavarësisht se luajti me një lojtar më pak për rreth 40 minuta. Gjatë ndeshjes, tifozët brazilianë nuk u kursyen duke brohoritur vazhdimisht: “Neymar, Neymar!”, duke kërkuar praninë e yllit të Santos, i cili mungon ende në ekipin kombëtar, më pak se tre muaj para FIFA World Cup 2026.
Trajneri Carlo Ancelotti sqaroi në konferencën për shtyp se mungesa e Neymar-it nuk ka të bëjë me arsye teknike, por me gjendjen fizike të sulmuesit: “Me topin Neymar është i shkëlqyer. Problemi është forma fizike: nuk është në 100%. Duhet të vëzhgojmë, të vlerësojmë dhe të presim. Ky është opinioni im dhe i stafit, i cili do ta ndjekë në ditët dhe javët në vijim.”
Në fushë, Brazili aktivizoi lojtarë si Raphinha, Vinícius Júnior, Casemiro dhe Marquinhos, por Ancelotti vendosi të mos e rrezikonte me rikthimin e Neymarit, i cili nuk luan me kombëtaren që nga tetori i 2023.
Vetë Neymar, nga ana e tij, u shpreh i zhgënjyer, por i fokusuar: “Nuk u thirr, sigurisht që jam i mërzitur, por vazhdoj të punoj çdo ditë. Qëllimi mbetet Botërori dhe thirrja finale është ende e hapur.”
Përpara ndeshjes, edhe Kylian Mbappé shprehu mbështetje për ish-shokun e tij: “Neymar është një lojtar që bën diferencën. E njoh cilësinë e tij dhe jam i sigurt që do të përgatitet për Botërorin.”
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: