Playoff-et e Botërorit 2026 dhurojnë emocione, shkëlqen Kosova, nuk zhgënjen Italia, të gjitha rezultatet

Playoff-et e Botërorit 2026 dhurojnë emocione, shkëlqen Kosova, nuk zhgënjen Italia, të gjitha rezultatet

08:24, 27/03/2026

Playoff-et e zonës UEFA për FIFA World Cup 2026 kanë dhuruar surpriza dhe ndeshje spektakolare, duke përcaktuar katër finalet që do të vendosin skuadrat e fundit pjesëmarrëse në Botëror.

Një nga rezultatet më të bujshme erdhi nga Kosova, që përmbysi gjithçka në transfertë ndaj Sllovakisë, duke fituar 4-3 në Bratislavë. Djemtë e Kosovës treguan karakter të madh, me gola nga Hoxha, Fisnik Asllani, Muslija dhe Hajrizi, duke siguruar një kualifikim dramatik në finale.

Po aq e rëndësishme ishte edhe fitorja e BosnjëHercegovinës në fushën e Uellsit, ku skuadra e udhëhequr nga Edin Džeko triumfoi pas penalltive. Ndërkohë, zhgënjim i madh për Irlandën, pasi si Irlanda e Veriut ashtu edhe Republika e Irlandës u eliminuan, kjo e fundit pas goditjeve të penalltive ndaj Çekisë.

Rezultatet kryesore të playoff-eve:

Rruga A

Italia – Irlanda e Veriut 2-0

(Golat: Tonali, Kean)

Uellsi – Bosnjë 1-1 (2-4 me penallti)

 

Finalja: Bosnjë – Itali (Zenicë, 31 mars, ora 20:45)

 

Rruga B

Ukrainë – Suedi 1-3

(‘Tripletë’ e Viktor Gyökeres)

Polonia – Shqipëri 2-1

(Gol për Shqipërinë nga Hoxha, ndërsa për polakët shënuan Robert Lewandowski dhe Zielinski)

Finalja: Suedi – Poloni (Solna, 31 mars, ora 20:45)

 

Rruga C

Turqi – Rumani 1-0

(Gol nga Kadioglu)

Sllovaki – Kosovë 3-4

Finalja: Kosovë – Turqi (Prishtinë, 31 mars, ora 20:45)

 

Rruga D

Danimarkë – Maqedoni e Veriut 4-0

Çeki – Irlandë 2-2 (4-3 me penallti)

Finalja: Çekia – Danimarka (Pragë, 31 mars, ora 20:45)

Katër finalet e 31 marsit janë vendimtare dhe të mbushura me tension, pasi fituesit do të sigurojnë biletën për në Botërorin 2026 dhe do të plotësojnë grupet përfundimtare të këtij kompeticioni madhor. Kosova, në veçanti, do të synojë historinë përballë Turqisë në një ndeshje që pritet të elektrizojë Prishtinën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco