‘Nuk ka fjalë që ta përshkruajë këtë emocion”, Lumbardh Dellova në ekstazë pas triumfit ndaj Sllovakisë

‘Nuk ka fjalë që ta përshkruajë këtë emocion”, Lumbardh Dellova në ekstazë pas triumfit ndaj Sllovakisë

08:15, 27/03/2026

Qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova është shprehur shumë i lumtur me fitoren ndaj Sllovakisë dhe kalimin në finale të playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Pas ndeshjes, ai tha se nuk mund ta përshkruajë me fjalë emocionin që ai dhe bashkëlojtarët e tij po ndiejnë në këto momente.

Dellova theksoi se bashkimi i grupit ka qenë çelësi për këtë triumf, pavarësisht se Kosova e gjeti fillimisht veten në disavantazh.

“Po këtë ndeshje nuk ka fjalë që ta përshkruaj, siç e patë edhe vet ishte një dramë, një luftë e vërtetë. Jemi shumë të lumtur për tri pikët që i morëm, që jemi në finale, siç e thatë edhe ju, finalja luhet në Prishtinë.

E filluam lojën si me stres mund të them, ndoshta i pranuam disa gola të thjeshtë mund të them, por pastaj e gjetëm forcën e morëm veten dhe u rikthyem.

Jemi të lumtur të gjithë dhe nuk ka fjalë që ta përshkruajmë këtë fitore. Ne gjithmonë besojmë te njëri-tjetri, nuk e fusim veten në presion, i kemi zemrën, mendjen të gjitha tek fitorja”, ka deklaruar Dellova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco