Zhgënjimi i madh i Ribajt: S’e kuptova shtesën mbi shtesë

Zhgënjimi i madh i Ribajt: S’e kuptova shtesën mbi shtesë

18:09, 21/03/2026

Humbja 2-1 ndaj Bylisit në “Adush Muça” ka lënë shije të hidhur te Flamurtari. Pas ndeshjes së javës së 29-të në Kategoria Superiore, trajneri Andi Ribaj foli për mediat:

“Normal që ka zhgënjim. Të bësh gol në minutën e 94-t, kur loja kishte mbaruar, ishte e vështirë për t’u kuptuar pse u dha shtesë mbi shtesë. Janë të gjithë të zhgënjyer për fundin. Ishim përgatitur për fitore, por edhe 1 pikë do të ishte mirë për të vazhduar kampionatin.”

Ai analizoi lojën: “Ne e kishim studiuar Ballshin. Në pjesën e parë ata nuk na krijuan diçka të madhe. Numri 76 i tyre luante si sulmues dhe si anësor, por pjesa tjetër shkoi më mirë. Lojtarët e mi kanë bërë gabime, por kanë luajtur mirë. Nga java me Elbasanin e deri këtu, jemi goditur nga goditjet standarde, mungesë përqendrimi.”

Ribaj foli edhe për strategjinë dhe zëvendësimet: “Mendova për Kasën, që mban topin dhe futet në qendër, Bolzan bën vertikalizimet. Penalltia nga Trashi në fund? Ai është lojtar me eksperiencë dhe na ka ndihmuar shumë. Arbitri dha shtesë mbi shtesë, duhet të ishim të përqendruar.”

Trajneri theksoi se skuadra duhet të përmirësohet tek detajet dhe shpreson që gabime të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco