Bayerni nuk fal, katër gola ndaj Unionit dhe një hap i madh drejt titullit

Bayerni nuk fal, katër gola ndaj Unionit dhe një hap i madh drejt titullit

18:00, 21/03/2026

Bayern Munich vazhdoi marshimin e sigurt drejt titullit në Bundesligë, duke mposhtur bindshëm 4-0 Union Berlinin në një ndeshje të dominuar nga fillimi në fund.

Skuadra bavareze e nisi takimin në sulm dhe krijoi rastet e para të rrezikshme që në pjesën e parë. Në minutën e 29-të, Josip Stanišić krosoi saktë për Lennart Karl, por ky i fundit goditi shtyllën në një rast të artë. Pak minuta më vonë, Harry Kane u gjend përballë portierit, e kaloi atë, por nuk arriti të shënonte nga një kënd i vështirë.

Rezistenca e Unionit u thye në minutën e 43-të, kur Michael Olise realizoi një gol të bukur me një goditje të harkuar. Në shtesën e pjesës së parë, një gabim i portierit i dha mundësinë Serge Gnabry-it të shënonte për 2-0, duke i dhënë qetësi Bayernit para pushimit.

Pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm dhe bavarezët nuk vonuan të thellonin avantazhin. Në minutën e 52-të, Kane shënoi golin e tretë pas një aksioni të bukur, ndërsa më pas Gnabry kompletoi ‘dopietën’ personale me një goditje të fuqishme për 4-0.

Union Berlini nuk arriti të reagonte në asnjë moment, ndërsa Bayerni kontrolloi lojën deri në fund. Një fitore e pastër që e afron edhe më shumë skuadrën bavareze me titullin kampion.

Rezultatet:

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco