Dygolësh nga Gruda, Leipzig-u mposht me ‘manita’ Hoffenheim-in

Dygolësh nga Gruda, Leipzig-u mposht me ‘manita’ Hoffenheim-in

22:38, 20/03/2026

RB Leipzig shkatërroi Hoffenheimin me rezultatin e thellë 5-0, në një ndeshje ku vendasit dominuan pas minutave të para.

Goli i parë erdhi disi kundër rrjedhës së lojës: një aksion i ndërtuar nga Yan Diomande kaloi te Nicolas Seiwald dhe më pas te Rômulo, goditja e të cilit u ndal dobët nga portieri Baumann, duke i dhënë mundësinë Brajan Grudës të shtynte topin në rrjetë për 1-0.

Vetëm katër minuta më vonë, Leipzigu dyfishoi rezultatin. Christoph Baumgartner shfrytëzoi një krosim perfekt nga David Raum dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë për 2-0. Në minutën e 30-të, i njëjti lojtar realizoi një supergol: kontroll i shkëlqyer dhe përfundim akrobatik për 3-0.

Para pushimit, vendasit realizuan edhe golin e katërt. Sërish Diomande ishte protagonist, duke kombinuar bukur me Seiwald dhe duke shërbyer për Grudën, i cili shënoi golin e dytë personal për 4-0.

Në pjesën e dytë, Hoffenheimi nuk reagoi, ndërsa Leipzig vulosi rezultatin në fund. Benjamin Henrichs, i rikthyer nga dëmtimi, realizoi për 5-0, duke kompletuar një mbrëmje perfekte për vendasit.

Një fitore bindëse për Leipzig-un, që rikthehet fuqishëm në garën për zonën Champions.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco