Rooney kritikon Neymar-in: Kurrë nuk e kam konsideruar lojtar të nivelit më të lartë

Rooney kritikon Neymar-in: Kurrë nuk e kam konsideruar lojtar të nivelit më të lartë

21:45, 20/03/2026

Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney, ka bërë deklarata të forta ndaj Neymar-it, duke vënë në dyshim nivelin e tij në krahasim me dy ikonat e futbollit botëror, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Në një intervistë për podcastin “The Overlap”, Rooney u shpreh se, pavarësisht talentit të madh, ai nuk e ka konsideruar kurrë Neymar-in si një lojtar të elitës absolute. “Më pëlqen Neymar, por kurrë nuk e kam parë si një lojtar të kategorisë më të lartë, si Messi apo Cristiano Ronaldo. Ka luajtur mirë te Barcelona, por Messi e linte gjithmonë në hije”, deklaroi ish-sulmuesi anglez.

Rooney shtoi gjithashtu se karriera dhe trofetë e Neymar-it nuk janë aq mbresëlënëse sa pritej, duke nënkuptuar se braziliani nuk ka arritur potencialin e tij maksimal në skenën botërore. Këto deklarata vijnë në një moment kur Neymar, aktualisht pjesë e Santos-it, nuk është përfshirë në listën e trajnerit Carlo Ancelotti përpara Botërorit 2026.

Dy lojtarët janë përballur vetëm dy herë në karrierë, të dyja në ndeshje miqësore me kombëtaret në vitin 2013. Në përballjen e parë, Anglia fitoi 2-1 në shtëpi, ndërsa në të dytën në Brazil ndeshja u mbyll 2-2. Në të dyja sfidat, Rooney ishte protagonist absolut, duke realizuar dy gola dhe duke dhënë dy asistime.

Deklaratat e tij pritet të hapin debat në botën e futbollit, duke rikthyer diskutimin mbi vendin e Neymar-it mes më të mëdhenjve të historisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco