E konfirmon Luis de la Fuente: ‘Ylli’ i ri Real Madridit ka vendosur të luajë për Spanjën

E konfirmon Luis de la Fuente: ‘Ylli’ i ri Real Madridit ka vendosur të luajë për Spanjën

18:55, 20/03/2026

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, në konferencën për shtypin pas shpalljes së listës së grumbulluarve, foli për Thiago Pitarch, talent i Real Madridit. Ai theksoi se mesazhi është i qartë dhe i prerë: “Është diçka e ngjashme me Mosquera-n, Laporte-n, Le Normand… Lajmi i mirë është se Thiago dëshiron të luajë për Spanjën. Ai do të aktivizohet ose me ekipin U-19, U-21 apo me kombëtaren e parë. Por ai ka vendosur të luajë për Spanjën. Sigurisht, nëse një lojtar zgjedh të luajë për një vend tjetër, ne e respektojmë, por Thiago ka vendosur të luajë për Spanjën.”

Kjo konfirmim i trajnerit spanjoll vjen si një lajm i mirë për të ardhmen e kombëtares spanjolle, duke siguruar një talent të ri për skuadrën në të gjitha nivelet e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco