Bucks, ultimatum për Giannis: O rinovon kontratën ose do të shkëmbehet!

Bucks, ultimatum për Giannis: O rinovon kontratën ose do të shkëmbehet!

17:24, 20/03/2026

Superylli grek, Giannis Antetokounmpo, është në një pikë kyçe me Milwaukee Bucks, pasi drejtoria e klubit i ka dhënë një dilemë të qartë: ose rinovon kontratën ose do të shkëmbehet.

Sezoni aktual duket i humbur për Bucks, të cilët renditen në vendin e 11-të në Konferencën Lindore, jashtë zonës së playoff-ve. Antetokounmpo po rikuperohet nga një dëmtim në gju dhe mungoi në humbjet e fundit ndaj Cleveland Cavaliers (116-123) dhe Utah Jazz (96-128). Drejtuesit e Bucks janë të gatshëm të hapin një kapitull të ri, madje edhe nëse kjo do të nënkuptonte largimin e lojtarit më të madh në historinë e klubit për të nisur një rindërtim.

Në një intervistë për ESPN, bashkëpronari i Bucks, Wes Edens, u shpreh qartë: “Giannis do të hyjë në vitin e fundit të kontratës, prandaj një nga dy gjërat do të ndodhin: ose firmos një rinovim ose do të shkëmbehet.”

Arsyeja e presionit është e thjeshtë: Bucks nuk duan të rrezikojnë ta humbasin Antetokounmpo si agjent të lirë verën e ardhshme pa marrë asnjë kompensim. Nga 1 tetori, Giannis mund të firmosë një kontratë 4-vjeçare me vlerë 275 milionë dollarë.

Antetokounmpo ka luajtur 895 ndeshje me Bucks, skuadra e vetme në karrierën e tij në NBA, me një mesatare prej 24,1 pikësh për ndeshje. Ai fitoi titullin kampion në sezonin 2020/21 dhe u shpall MVP i fazës së rregullt në 2019 dhe 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco