Homazhet pas sulmit, Leo Messi udhëheq ngushëllimet për familjet e viktimave të Barcelonës

Homazhet pas sulmit, Leo Messi udhëheq ngushëllimet për familjet e viktimave të Barcelonës

13:40, 18/08/2017

Lionel Messi shprehur hidhërimin e tij për viktimat e sulmit terrorist në Barcelonë, me pasojë 14 të vdekur e mbi 100 të plagosur.

"Dua të shpreh ngushëllime dhe përkrahjen time për familjet dhe miqtë e viktimave të sulmit të tmerrshëm në Barcelonën tonën të dashur, si dhe të shpreh dënimin e plotë për çdo akt violence”, shkruan Messi në median sociale. “Nuk do të dorëzohemi, ne që duam të jetomë në një botë paqësore e të lirë nga urrejtja, në të cilën respekti dhe toleranca formojnë bazat e bashkëjetesës jemi shumica”.

Edhe klubi i Barcelonës u bën homazhe atyre që humbën jetën në Las Ramblas."Jemi thellësisht të trishtuar nga sulmet në qytetin tonë. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe popullin e Barcelonës”, thuhet në llogarinë e klubit në Twitter.

Të gjithë lojtarët e Barcelonës kanë shprehur dhimbjen për ngjarjet e djeshme në qytet.

Edhe Espanyol, skuadra e dytë e qytetit, ka nxjerrë në deklaratë ku dënon sulmet terroriste në qytet.

Dani Alves, tani te Paris Saint-Germain, nxori një foto të tijën me një bluzë ku shkrueht “Paqe në botë”, me komentin: “Paqe, paqe, paqe ju lutem”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco