PSV shpartallon me 8 gola kundërshtarin, drejt titullit kampion në Holandë

PSV shpartallon me 8 gola kundërshtarin, drejt titullit kampion në Holandë

21:42, 25/04/2024

PSV Eindhoveni është praktikisht kampion i Eredivisies për herë të 25-të në histori, pasi mposhti thellë 0-8 Heerenveenin në një ndeshje që kishte vetëm një skuadër në fushë.

Njeriu i ndeshjes u shpall Malik Tillman, autor i dy golave dhe një asist.

Dy gola realizoi edhe Til, ndërsa autorë të finalizimeve të tjera ishin Veerman, Bakayoko, De Jong, van Aanholt.

PSV do të fitojë zyrtarisht titullin e Eredivisies nëse Feyenoordi nuk arrin të mposhtë GA Eagles.

Kjo ishte fitorja më e thellë në historinë e kampionatit elitar të Holandës nga një skuadër në transfertë.

Ishte gjithashtu fitorja më e thellë e PSV-së në kampionat në këtë sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco