Java e derbit Tirana-Partizani, njihuni me statistikat mes dy rivalëve të përjetshëm

Java e derbit Tirana-Partizani, njihuni me statistikat mes dy rivalëve të përjetshëm

21:13, 25/04/2024

173 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës në periudhën 1947-2024 në të gjitha kompeticionet: Kupë dhe kampionat.

Partizani ka fituar më shumë sesa Tirana në derbi, plot 72 ndeshje.

Bardheblutë numërojnë 47 fitore. 54 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.

234 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrejt 187 të bardhebluve.

Golat e fundit në derbi për Partizanin janë shënuar nga Skuka me 11-metërsh dhe Cara, teksa për Tiranën realizonte Florent Hasani, tashmë i larguar nga klubi bardheblu.

Ndeshja e 16 shkurtit përfundoi me shifrat 2-1 për “demat”, që nuk humbasin prej gjashtë derbesh radhazi.

Ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave kanë përfunduar me këto rezultate: 12/10/13 Partizani-Tirana 1-0; 07/02/14 Tirana-Partizani 1-0; 22/03/14 Partizani-Tirana 1-1; 26/09/14 Tirana-Partizani 0-0; 08/ 12/14 Partizani-Tirana 2-0; 13/03/15 Tirana-Partizani 1- 2; 04/05/15 Partizani-Tirana 2-2; 03/10/15 Partizani- Tirana 1-0; 07/12/15 Tirana-Partizani 0-0; 04/03/16 Partizani- Tirana 2-0; 04/05/16 Tirana-Partizani 2-2; 25/09/16 Partizani-Tirana 0-0; 01-02/12/17 Tirana-Partizani 0-0; 20/ 02/17 Partizani-Tirana 2-1; 28/04/17 Tirana-Partizani 1- 2; 28/09/18 Tirana-Partizani 0-1; 30/11/2018 PartizaniTirana 2-1; 01/03/19 Tirana-Partizani 0-0; 12/05/19 Partizani-Tirana 2-1; 29/09/19 Tirana-Partizani 1-2; 13/12/ 19 Partizani-Tirana 1-2; 28/02/20 Tirana-Partizani 5-1; 10/ 07/20 Partizani-Tirana 1-1; 4/12/2020 Tirana-Partizani 0- 0); 21/01/2021 Partizani-Tirana 1-0; 13/03/21 Tirana-Partizani 1-2; 13.05/21 Partizani-Tirana 0-0; 25/10/21 Tirana-Partizani 1-1; 23/12/21 Partizani-Tirana 1-2; 05/03/ 2022 Tirana-Partizani 0-0; 07/05/2022 Partizani-Tirana 1- 2; 02/10/2022 Partizani-Tirana 0-2; 21/12/2022 Tirana-Partizani 0-1; 06/03/2023 Partizani-Tirana 2-0; 17/05/ 2023 Tirana- Partizani 1-1; 19/10/2023 Partizani-Tirana 2-1; 3/12/2023 Tirana-Partizani 1-1; 16/02/2024 Partizani-Tirana 2-1;

I gjithë stafi i Partizanit janë ish-bardheblu. Orges Shehi, Artan Karapici dhe Sebino Plaku, deri në fillim të këtij sezoni drejtonin ekipin e Tiranës.

Portieri i kuq, Pano Qirko, gjithashtu ka një të shkuar me klubin bardheblu.

Sa i përket Tiranës, asnjë nga lojtarët nuk regjistron një të shkuar si profesionist me Partizanin.

Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947.

“Demat e kuq” fitonin 8-0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë deri më tani në derbi.

Sakaq, më 22 shtator 1985, Tirana do t’i kthente reston Partizanit, të cilin e mundi 7-3, në një ndeshje që mbahet mend nga tifozët e të dyja skuadrave për lojën e bukur dhe batutën për “ndryshimin” e orarit të punës.

Rezultati më i thellë i viteve të fundit është ai i vitit 2020, kur bardheblutë fitonin me shifrat 5-1, si shpagim për afro pesë vite pa fituar në duelet me Partizanin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco