Situata në portë për Bayernin e Mynihut është e vështirë. Pas dëmtimeve të Manuel Neuer, Sven Ulreich, Klanec dhe Urbig, emri i 16-vjeçarit Leonard Prescott ka dalë si një nga kandidatët kryesorë për të mbrojtur portën në ‘Allianz Arenas’ kundër Atalantës. Por ekziston një pengesë ligjore që mund ta lërë skuadrën bavareze pa portier për këtë ndeshje: paragrafi 14 i Ligjit për Mbrojtjen e Punës së të Rinjve.
Ky ligj, që synon të sigurojë mbrojtjen e të miturve, përcakton se të rinjtë nën 18 vjeç nuk mund të punojnë pas orës 20:00 në Gjermani. Në rastin e restoranteve, afati shtrihet deri në orën 22:00; për furrat, puna mund të fillojë që nga ora 4:00 ose 5:00, varësisht nga mosha e të rinjve.
Për Prescott, situata bëhet komplekse, sepse ndeshja zhvillohet në orën 21:00. Bayern po kërkon një leje speciale për sportistë që t’i mundësojë portierit të luajë deri në orën 23:00. Nëse kjo leje miratohet, Leonard Prescott, në moshën vetëm 16 vjeç e 176 ditë, do të bëhej portieri më i ri që luan në Ligën e Kampionëve.
Paragrafi 14 – Pushimi natën:
Ligji ka përjashtime për performanca muzikore, teatrore dhe aktivitete të tjera, ku mund të përfshihen edhe ndeshjet e futbollit.
Një rast i ngjashëm ka ndodhur më parë me Jann-Fiete Arp në 2017 në Bundesligë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: