Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 16-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Një 15-vjeçar hyn në histori në Norvegji: Luajti si një futbollist 25-vjeçar

Një 15-vjeçar hyn në histori në Norvegji: Luajti si një futbollist 25-vjeçar

19:33, 16/03/2026

Një talent shumë i ri ka shkruar historinë në futbollin norvegjez. Gabriel Larsen Rajkovic bëri debutimin e tij në elitën e futbollit të Norvegjisë në moshën vetëm 15 vjeç e 20 ditë, duke u bërë lojtari më i ri që zbret ndonjëherë në fushë në ‘Eliteserien’.

Mesfushori i ri debutoi në ndeshjen ku Vålerenga fitoi 1-0 ndaj Sandefjord. Goli i vetëm i takimit u shënua që në minutën e pestë nga Carl Lange me një goditje të saktë diagonale.

Në pjesën e dytë, Sandefjord pati mundësinë të barazonte nga pika e bardhë, por portieri i Vålerengës ndali penalltinë e goditur nga Nikolaj Møller.

Rajkovic u aktivizua pesë minuta para fundit dhe menjëherë pati një rast të mirë për të shënuar, por tentativa e tij u ndal nga portieri kundërshtar. Megjithatë, debutimi i tij mbeti historik.

“Ndjesia ishte fantastike. Atmosfera në stadium ishte e pabesueshme dhe ndjeva shumë mbështetje nga tifozët. Jam shumë krenar dhe mirënjohës për të gjithë ata që më kanë ndihmuar”, u shpreh 15-vjeçari për mediat norvegjeze.

Pavarësisht vëmendjes së madhe, talenti i ri përpiqet të qëndrojë i përqendruar te zhvillimi i tij. Ai iu bashkua Vålerengës në vjeshtën e vitit 2025, edhe pse kishte interes nga disa klube të huaja që kur ishte vetëm 14 vjeç.

Edhe shoku i tij i skuadrës, veterani Ole Sæter, nuk kurseu vlerësimet për të riun: “Ai luan sikur të ishte 25 vjeç. Është shumë i pjekur, dëgjon këshillat dhe di ta menaxhojë presionin. Nëse vazhdon kështu, do të bëhet një futbollist i madh.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco