Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 16-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Interi humbet përkohësisht Mkhitaryan, mesfushori pëson dëmtim në kofshë

Interi humbet përkohësisht Mkhitaryan, mesfushori pëson dëmtim në kofshë

18:24, 16/03/2026

Interi ka marrë një lajm jo të mirë në lidhje me gjendjen fizike të mesfushorit Henrikh Mkhitaryan, i cili është dëmtuar pas ndeshjes së barazuar ndaj Atalantës.

Klubi zikaltër konfirmoi se futbollisti armen iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në ‘Istituto Humanitas’, në Rozzano. Analizat treguan një problem në bicepsin femoral të kofshës së majtë, një shqetësim muskulor që do ta mbajë përkohësisht jashtë fushës së lojës.

Sipas komunikatës zyrtare të Interit, gjendja e lojtarit do të rivlerësohet në ditët në vijim për të përcaktuar më saktë kohën e rikuperimit. Megjithatë, është e sigurt se Mkhitaryan nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës së kampionatit ndaj Fiorentina, e cila do të zhvillohet më 22 mars.

Objektivi i stafit teknik dhe mjekësor të Interit është që mesfushori të rikthehet pas pauzës së kombëtareve, në mënyrë që të jetë i disponueshëm për sfidën ndaj Roma më 5 prill, në stadiumin ‘San Siro’.

Në rast se rikuperimi nuk do të jetë i plotë deri atëherë, alternativa tjetër është që Mkhitaryan të kthehet në fushë në ndeshjen pasuese të Interit, në transfertë ndaj Como-s, e planifikuar për më 12 prill.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco