Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 16-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

E duan Interi e Juventusi, por Liverpooli e ka një përgjigje për Alissonin

E duan Interi e Juventusi, por Liverpooli e ka një përgjigje për Alissonin

14:35, 16/03/2026

Thashethemet e ditëve të fundit për të ardhmen e pasigurt të Alisson Becker te Liverpooli i kishin vënë në alarm dy gjigantët e Serie A, Juventus e Inter, të cilët po i ndiqnin me shumë vëmendje zhvillimet dhe mundësinë për ta marrë portierin si lojtar të lirë gjatë verës.

Megjithatë, klubi anglez ka reaguar menjëherë dhe e ka mbyllur çdo dyshim mbi të ardhmen e brazilianit.

Sipas raportimeve tĂ« “The Athletic”, “Reds” e kanĂ« aktivizuar opsionin pĂ«r rinovimin njĂ«vjeçar nĂ« kontratĂ«n e portierit 33-vjeçar, duke e zgjatur marrĂ«veshjen e tij deri nĂ« vitin 2027.

Kjo do tĂ« thotĂ« se ish-portieri i RomĂ«s do tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« “Anfield” tĂ« paktĂ«n deri nĂ« fund tĂ« sezonit 2026-27.

Një vendim që në fakt nuk surprizon, pasi klubi anglez e kishte avantazhin për ta aktivizuar këtë klauzolë dhe ta mbante lojtarin edhe për një sezon tjetër.

Alisson Ă«shtĂ« portier titullar i “Reds” qĂ« nga transferimi i tij nga Roma nĂ« vitin 2018 dhe ka qenĂ« njĂ« figurĂ« kyçe nĂ« sukseset e klubit, duke i fituar ndĂ«r tĂ« tjera PremierligĂ«n dhe LigĂ«n e KampionĂ«ve.

Mbajtja e tij në skuadër për një tjetër sezon garanton stabilitet, përvojë dhe lidership në një moment të rëndësishëm për ekipin e drejtuar nga Arne Slot.

Ndërkohë, trajneri holandez ka menduar edhe për të ardhmen duke e transferuar në verën e vitit 2024 portierin Giorgi Mamardashvili, i cili shihet si pasuesi i mundshëm i brazilianit.

Por pĂ«r momentin nuk ka ende njĂ« ndĂ«rrim “roje”: Alisson mbetet numri njĂ« i Liverpoolit dhe objektivi i Interit apo Juventusit duket se Ă«shtĂ« shtyrĂ« pĂ«r mĂ« vonĂ«. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco