Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 16-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Surprizë te Real Madrid, për ndeshjen e kthimit ndaj Mançester Sitit rishfaqet Mbape dhe… Bellingam

Surprizë te Real Madrid, për ndeshjen e kthimit ndaj Mançester Sitit rishfaqet Mbape dhe… Bellingam

12:10, 16/03/2026

Kilian Mbape dhe Xhud Bellingam janë pjesë e grumbullimit të Real Madridi për udhëtimin drejt Mançesterit ku këtë mesjavë “los blancos” luajnë ndeshjen e kthimit ndaj Sitit për Ligën e Kampioneve.

Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për Alvaro Arbeloan, i cili mezi ka pritur kthimin e dy lojtarëve kyç për ekipin e tij, duke i dhënë një shtysë më shumë ekipit në ndeshjen e kthimit të raundit të 16-shes së Ligës së Kampionëve.

Mbape ka humbur pesë ndeshjet e fundit për shkak të një problemi me gjurin dhe sipas “MARCA”, qëllimi i madrilenëve është fillimi i aktivizimit të tij gradualisht. Prandaj, siç ishte parashikuar më parë, Mbape ka pak shanse që ta nisë si titullar ndeshjen. Çudia e madhe është Bellingam, i cili ka qenë prej kohësh jashtë fushave të lojës dhe qartësisht nuk ka minuta në këmbë.

Arbeloa ka grumbulluar shumë të rinj nga akademia, ndërsa jashtë për dëmtim janë Militao, Asensio, Mendi, Rodrigo dhe Sebajos.

LISTA E SKUADRËS

Portierë: Kurtua, Lunin, Fran Gonzalez.
Mbrojtës: Karvahal, Alaba, Aleksander-Arnold, Karreras, Fran Garcia, Rydiger, Hausen, Diego Aguado, Mario Rivas.
Mesfushorë: Bellingam, Kamavinga, Valverde, Tçuameni, Arda Gyler, Sestero, Manuel Angel, Palacios, Tiago Pitarç.
Sulmues: Vinicius, Mbape, Gonzalo, Brahim Díaz, Mastantuono.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco