Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 16-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Igli Tare flet për të ardhmen e Modric-it: I pëlqen shumë të luajë këtu, ai e do Milanin

Igli Tare flet për të ardhmen e Modric-it: I pëlqen shumë të luajë këtu, ai e do Milanin

20:49, 15/03/2026

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka folur pak minuta para sfidës ndaj Lazios, duke prekur disa tema të rëndësishme, nga gara për titullin kampion deri te merkatoja e verës. Ish-drejtuesi i klubit bardhekaltër u ndal fillimisht te zërat që lidhin kuqezinjtë me sulmuesin Moise Kean.

“Është ai qendërsulmuesi i së ardhmes për Milanin? Është e kotë të flasim tani për këtë temë. Për ne sonte është thelbësore të fitojmë. Kjo do të thotë shumë për renditjen dhe për t’i dhënë vazhdimësi fitores në derbi. Pastaj, pas disa muajsh, do të ketë kohë edhe për të folur për merkaton. A do të rihapet gara për titullin me një fitore? Jo, ne duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje”, deklaroi Tare.

Më pas drejtuesi shqiptar u ndal edhe te e ardhmja e mesfushorit veteran, Luka Modrić, kontrata e të cilit përfundon në fund të sezonit, por që përfshin edhe një opsion për zgjatje edhe për një vit tjetër.

“Për Modric-in një gjë është e sigurt: Luka e do shumë Milanin dhe ne e duam shumë atë. Mendoj se do të jetë një vendim i lehtë për të. Kontrata ekziston, sepse kemi një opsion për një vit tjetër. Ai duhet të vendosë me qetësi të plotë. Megjithatë e di shumë mirë se atij i pëlqen të luajë në këtë skuadër”, përfundoi Tare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco