Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 16-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Ernest Muçi spektakolar, bën lëmsh mbrojtjen kundërshtare dhe ‘gatuan’ golin e fitores

Ernest Muçi spektakolar, bën lëmsh mbrojtjen kundërshtare dhe ‘gatuan’ golin e fitores

07:21, 15/03/2026

Trabzonspori ka marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi përballë Rizesporit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Superligës turke. Takimi i zhvilluar në stadiumin “Papara Park” u mbyll me rezultatin minimal 1-0.

Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 51-të nga Paul Onuaçu. Aksioni i golit nisi nga Ernest Muçi, i cili realizoi një depërtim të bukur në zonën kundërshtare. Mesfushori shqiptar kaloi mbrojtësin me disa driblime dhe krijoi rrëmujë në zonë.

Pas disa devijimeve të topit, ai përfundoi te Onuaçu, i cili nuk gaboi përballë portës dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin dhe më pas fitoren ekipit të tij.

Pavarësisht se nuk shënoi dhe nuk u regjistrua me asist, Ernest Muçi zhvilloi një ndeshje shumë pozitive, duke qenë aktiv në aksionet sulmuese dhe duke kontribuar në ndërtimin e aksionit të golit.

Me këtë fitore, Trabzonspori ngjitet në kuotën e 57 pikëve në vendin e tretë të renditjes, duke barazuar me pikë ekipin e vendit të dytë, Fenerbahçen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco