Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 16-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Lojtari i Lecce-s shkaktoi panik me rrëzimin në fushë, por klubi qetëson: Është mirë

Lojtari i Lecce-s shkaktoi panik me rrëzimin në fushë, por klubi qetëson: Është mirë

21:25, 14/03/2026

Momente tensioni dhe frike u regjistruan në fundin e ndeshjes mes Napolit dhe Lecce-s në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’, kur futbollisti i skuadrës mike, Lameck Banda, u rrëzua papritur në fushë në minutën e 87-të.

Lojtari i Lecce-s u përkul dhe më pas u shtri në tokë, duke krijuar menjëherë shqetësim te lojtarët dhe stafi teknik. Të parët që kuptuan situatën ishin trajneri i Napolit, Antonio Conte, dhe lojtari Matteo Politano, të cilët njoftuan menjëherë arbitrin dhe zyrtarin e katërt. Loja u ndërpre menjëherë për t’i dhënë ndihmën mjekësore futbollistit.

Për fat të mirë, Banda u përmend shpejt, por gjithsesi u transportua jashtë fushës me barelë për t’u kontrolluar më mirë nga stafi mjekësor. Sipas sqarimit të klubit të Lecce-s, futbollisti kishte marrë një goditje pak sekonda më parë dhe kishte ndier një dhimbje të fortë në anën e djathtë të gjoksit. Dhimbja e papritur e frikësoi lojtarin, duke bërë që ai të rrëzohej në tokë.

Aktualisht ai është nën kontroll mjekësor, i vetëdijshëm dhe në gjendje më të qetë. Klubi salentin u kujdes të qetësonte tifozët duke bërë të ditur se gjendja e tij është e mirë.

Pas ndeshjes foli edhe trajneri i Lecce-s, Eusebio Di Francesco, i cili pranoi se momenti shkaktoi shumë shqetësim.

“U shqetësuam pak për djalin, por duket se është vetëm një goditje e fortë që e ndikoi. Po, pata frikë. Ishte një goditje në gjoks, në anën e djathtë, por besoj se gjithçka do të zgjidhet për mirë”, u shpreh tekniku.

Banda pritet t’i nënshtrohet edhe ekzaminimeve më të thelluara për të përjashtuar çdo problem tjetër, por sinjalet e para janë qetësuese.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco