Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Protesta epike kundër Ramës

Armando Broja ‘ngroh’ tifozët kuqezi, rikthehet në fushë te Burnley pas një mungese të gjatë

Armando Broja ‘ngroh’ tifozët kuqezi, rikthehet në fushë te Burnley pas një mungese të gjatë

17:58, 14/03/2026

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, rikthehet në fushë pas një periudhe mungese dhe surprizon me paraqitjen e tij te Burnley. Klubi anglez barazoi 0-0 në shtëpi ndaj Bournemouth-in, por momenti kryesor i sfidës për opinionin shqiptar erdhi në minutën e 88-të kur Broja hyri në lojë, duke zëvendësuar Flemming dhe duke treguar se është gati pas dëmtimit.

Ky rikthim ka tërhequr vëmendjen e trajnerit Sylvinho dhe stafit të Kombëtares shqiptare, që e shohin sulmuesin të kthehet në formë për ndeshjen e rëndësishme ndaj Polonisë, më 26 mars. Broja pritet të jetë pjesë e listës për këtë sfidë, duke sjellë optimizëm te tifozët kuqezi që shohin sulmuesin e talentuar të rikthehet në fushë dhe të kontribuojë për ekipin kombëtar.

Hyrja e tij në lojë pas dëmtimit dhe minutat e fituara tregojnë se Armando Broja është gati të japë maksimumin dhe të jetë një opsion i rëndësishëm për ndeshjen ndaj polakëve, duke i dhënë stafit të Kombëtares më shumë mundësi në sulm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco