Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Protesta epike kundër Ramës

Josa: Ia dhuruam topin kundërshtarit, e kisha paralajmëruar skuadrën

Josa: Ia dhuruam topin kundërshtarit, e kisha paralajmëruar skuadrën

17:26, 14/03/2026

Trajneri i Bylisit, Mirel Josa, u shpreh i zhgënjyer pas humbjes 1-0 ndaj Tiranës, duke theksuar se skuadra e tij kontrolloi lojën në shumë momente, por gabimet në mesfushë i kushtuan shtrenjtë.

“Të humbësh një ndeshje nuk është ndonjë problem i madh, por mënyra si ndodhi sot kishte shumë specifika. Ne e kontrolluam lojën në shumë momente. U thashë edhe lojtarëve: ‘Nuk ka mundësi që Tirana të vijë kaq pak herë në portën tonë dhe ne t’i dhurojmë topin’. Pikërisht këtë e kisha paralajmëruar para ndeshjes. Humbja e topit në qendër do të na kushtonte dhe kështu erdhi edhe goli”, deklaroi Josa.

Tekniku pranoi se rezultati ndikon edhe psikologjikisht, por theksoi se skuadra duhet të vazhdojë punën. “Sigurisht që ndikon, sepse duhen pikët. Megjithatë ne do të vazhdojmë të punojmë, sepse skuadra ka mundësi. Ajo që nuk më pëlqen është mënyra si e humbëm këtë ndeshje”.

Josa shtoi se Bylisi duhet të kishte sulmuar më shumë nga krahët, sidomos në pjesën e parë. “Duhej të shfrytëzonim më tepër krahun e majtë në pjesën e parë. Në të dytën e bëmë më mirë, por problemi ishte kur humbëm topin në qendër të mesfushës. Nuk dua t’u hedh faj lojtarëve individualisht, por duhej të ishim më të kujdesshëm gjatë gjithë 90 minutave”.

Ai përmendi edhe rastet e humbura në pjesën e dytë. “Patëm tri mundësi të mira pranë zonës së Tiranës, por nuk patëm vendosmëri ose besim për të përfunduar aksionet. Përveç shtyllës, nuk arritëm të konkretizonim”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco