Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Protesta epike kundër Ramës

VIDEO/ Interi ndalet nga Atalanta në ‘San Siro’, polemika të shumta dhe karton i kuq për Chivu

VIDEO/ Interi ndalet nga Atalanta në ‘San Siro’, polemika të shumta dhe karton i kuq për Chivu

17:10, 14/03/2026

Interi nuk arriti të rikthehej te fitorja në Serie A, duke barazuar 1-1 në shtëpi ndaj Atalantës në ndeshjen e javës së 29-të. Sfida e zhvilluar në ‘San Siro’ u shoqërua me polemika të shumta, sidomos në minutat e fundit, ndërsa trajneri Cristian Chivu u ndëshkua me karton të kuq për protesta.

Zikaltrit e nisën më mirë takimin dhe kaluan në avantazh në minutën e 26-të. Pas një aksioni të ndërtuar nga Federico Dimarco dhe Denzel Dumfries, topi shkoi te Marcus Thuram, i cili shërbeu për Nicolò Barella-n. Mesfushori italian pasoi në krah për Francesco Pio Espositon dhe sulmuesi realizoi me të majtën përballë portierit Marco Carnesecchi, duke zhbllokuar rezultatin.

Inter - Atalanta 1-0

Interi pati mundësi të mira për të dyfishuar shifrat edhe në pjesën e dytë. Thuram dhe Dumfries iu afruan golit, ndërsa një tjetër rast i mirë erdhi pas një aksioni të ndërtuar nga Henrikh Mkhitaryan, por francezi nuk arriti të mposhtte Carnesecchin.

Atalanta qëndroi në lojë dhe në minutat e fundit shtoi presionin. Në minutën e 82-të erdhi edhe goli i barazimit, i realizuar nga Nikola Krstović. Megjithatë, aksioni u shoqërua me polemika të forta, pasi më parë Dumfries u rrëzua në zonë pas një kontakti me Kamaldeen Sulemana, por arbitri nuk akordoi faull. Pas vazhdimit të lojës, portieri Yann Sommer priti goditjen e parë, ndërsa Krstoviçi shfrytëzoi rikthimin e topit për të shënuar në portën e boshatisur.

Inter - Atalanta 1-1

endimi shkaktoi reagime të forta nga stoli i Interit dhe trajneri Chivu u ndëshkua me karton të kuq për protestat e tij. Në fund, ndeshja u mbyll në barazim, një rezultat që lë shumë zhgënjim në kampin zikaltër dhe hap diskutime të reja për episodet e debatueshme të takimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco