Bayerni po përballet me një valë mungesash përpara sfidës së radhës në Bundesliga ndaj Bayer Leverkusen, pas fitores spektakolare 6-1 ndaj Atalantës në ndeshjen e parë të 1/8 të Champions League. Trajneri Vincent Kompany ka dhënë informacion mbi gjendjen e lojtarëve të dëmtuar në konferencën e fundit për shtyp.
Jamal Musiala është ndër më të prekurit, duke ndier dhimbje të forta në kyçin e këmbës. Kompany u shpreh se Musiala mund të kthehet në stërvitje në fillim të javës së ardhshme: “Do të shohim se kur do të jetë gati për t’u stërvitur përsëri,” tha ai.
Ndërsa Alphonso Davies ka pësuar një lëndim të muskujve të kofshës së djathtë dhe do të mungojë për disa javë. “Pushimi për Kombëtaret do të na ndihmojë,” theksoi trajneri belg. Ai shtoi se shpreson që pas kësaj periudhe skuadra të jetë sërish e kompletuar.
Për Jonas Urbig, i cili ka pësuar një goditje në kokë, Kompany shpreson se portieri do të jetë në dispozicion gjatë javës së ardhshme: “Po e vlerësojmë me mjekët kur do të kthehet, shpresojmë që shpejt të rikthehet,” u shpreh trajneri.
Me Manuel Neuer ende të dëmtuar dhe Urbig në dyshim, pritet që të luajë portieri i tretë Sven Ulreich, i cili nuk ka qenë titullar që nga shtatori i 2024. Kompany ka treguar besim të plotë tek Ulreich: “Është një personalitet i fortë dhe portier i besueshëm, ka luajtur shumë ndeshje në karrierën e tij. Nuk po i rrisim presionin, thjesht duhet të bëjë punën e tij si gjithmonë në stërvitje. Ne kemi besim tek të gjithë djemtë tanë dhe duam të fitojmë me të në portë.”
Ky informacion është i rëndësishëm për sfidën e kthimit ndaj Atalantës, ku pavarësisht avantazhit të madh 6-1, Bayern do të kërkojë të vazhdojë dominimin edhe në fushë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: