Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, a do të japë Edi Rama dorëheqjen?

Chiesa dhe Verratti marrin një shans të dytë, në listën paraprake të Italisë për ‘Play-Off’

Chiesa dhe Verratti marrin një shans të dytë, në listën paraprake të Italisë për ‘Play-Off’

11:52, 05/03/2026

Trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso, ka përfshirë Federico Chiesn dhe Marco Verrattin në listën paraprake të futbollistëve për ndeshjet e “Play-Off”-it t Botrorit, duke u dhënë atyre një mundësi për t’u rikthyer në Kombëtare.

Italia do të përballet me Irelandn e Veriut në gjysmëfinalen e “Play-Off”-it, një ndeshje që do të zhvillohet në Bergamo më 26 mars.

Fituesi i këtij takimi do të përballet më pas në transfertë me fituesin e çiftit Uells-Bosnje më 31 mars, në sfidën vendimtare për një biletë në turneun final.

Nëse “Azzurrët” nuk arrijnë të fitojnë këto përballje, atëherë do të jetë hera e tretë radhazi që Italia mbetet jashtë Botërorit, pasi hera e fundit që mori pjesë në fazën e grupeve ishte në 2014.

Verratti pritet të rikthehet në Kombëtare për herë të parë pas gati tre vjetësh.

Ish-mesfushori i Paris Saint-Germain, që aktualisht luan për Al-Duhail në Katar, e zhvilloi ndeshjen e fundit me Italinë në qershor 2023 kundër Holands në ndeshjen për vendin e tretë të Nations League.

Nga ana tjetër, Chiesa nuk ka luajtur për Italinë që nga paraqitja zhgënjyese e skuadrës në Euro 2024, por edhe ai është përfshirë në listën paraprake të Gattusos.

Sulmuesi u takua me trajnerin gjatë një darke në Londr disa javë më parë dhe vendimi përfundimtar për thirrjen e tij pritet të merret rreth dhjetë ditë para grumbullimit.

Ndër lojtarët e tjerë që mund të thirren për ndeshjet eliminatore të fundit të muajit janë edhe Marco Palestra dhe Federico Gatti, ndërsa Nicolò Zaniolo nuk pritet të jetë pjesë e skuadrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco