Botërori 2027 për vajza/ Shqipëria përgatitet për sfidën ndaj Çekisë

Botërori 2027 për vajza/ Shqipëria përgatitet për sfidën ndaj Çekisë

17:40, 04/03/2026

Pas fitores së rëndësishme në transfertë kundër Malit të Zi, Kombëtarja e Shqipërisë për femra ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e dytë kualifikuese të FIFA Women's World Cup 2027, ku do të përballet me Kombëtarja e Çekisë për femra.

Skuadra u rikthye sot në fushë, por me program të diferencuar. Futbollistet që u aktivizuan në takimin e fundit zhvilluan vetëm punë rikuperuese dhe pushim, ndërsa pjesa tjetër e grupit kreu një seancë të plotë stërvitore nën drejtimin e stafit teknik.

Nga kampi kuqezi bëhet e ditur se gjendja fizike e lojtareve është shumë e mirë dhe nuk ka shqetësime sa i përket dëmtimeve. Nesër pritet që i gjithë grupi të stërvitet i plotë, duke hyrë në fazën finale të përgatitjeve për përballjen e radhës.

Takimi Shqipëri – Çeki do të zhvillohet të shtunën në orën 18:00 në stadiumin Stadiumi Loro Boriçi. Hyrja për tifozët do të jetë falas, ndërsa ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në FSHF TV.

Vajzat kuqezi synojnë të vazhdojnë ecurinë pozitive dhe të hedhin një tjetër hap të rëndësishëm drejt objektivit madhor: kualifikimit në Botërorin 2027.

 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco