Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me fermerët në Cërrik

Jose Mourinho ‘bojkoton’ konferencën për shtyp para ndeshjes me Realin

Jose Mourinho ‘bojkoton’ konferencën për shtyp para ndeshjes me Realin

20:13, 24/02/2026

Jose Mourinho ka vendosur të mos dalë para mediave në prag të sfidës së kthimit në Champions League mes Real Madrid dhe Benficës.

I ndëshkuar me karton të kuq në takimin e parë, trajneri portugez është i pezulluar dhe në konferencë u paraqit ndihmësi i tij, Zhoao Trajao.

Që në nisje, Trajao ngriti polemika, duke lënë të kuptohet se arbitri i ndeshjes së parë kishte favorizuar madrilenët.

“Ka lojtarë që do të zbresin në fushë nesër, por që nuk duhej të ishin duke luajtur”, deklaroi ai, duke shtuar se Benfica pret një gjykim të drejtë dhe me të njëjtat kritere për të dyja skuadrat.

Sa i përket mungesës së Mourinhos në stol, ndihmësi theksoi: “Humbet lideri ynë, por ne dimë çfarë duhet të bëjmë. Jam këtu si zgjatim i ideve të tij”.

Ai shtoi se skuadra është përgatitur për çdo skenar dhe se përballja në “Bernabeu” do të jetë si një finale.

Trajao konfirmoi se ekipi do të ruajë identitetin e tij, pavarësisht mungesave, ndërsa për lojtarë si Aursnes dhe Riçard Ríos theksoi se janë opsione të rëndësishme dhe se kushdo që luan do të japë maksimumin.

Në fund, mesazhi ishte i qartë: “E shohim këtë ndeshje si dy pjesë. Jemi në pushim dhe Reali po fiton 1-0. Kemi plan të qartë dhe do të shfrytëzojmë dobësitë e tyre”.

Tensioni është maksimal, polemikat nuk mungojnë dhe “Bernabeu” pritet të jetë skenë e një tjetër nate të zjarrtë europiane.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco