Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Atalanta turpëron Juventusin, fiton thellë dhe pret biletën për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

Atalanta turpëron Juventusin, fiton thellë dhe pret biletën për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

22:59, 05/02/2026

Atalanta ka dhënë një demonstrim force ndaj Juventusit, duke e mposhtur bindshëm 3-0 dhe duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Në një ndeshje ku bergamaskët u shfaqën më të organizuar, më agresivë dhe më konkretë, bardhezinjtë u dukën të pafuqishëm për të reaguar.

Takimi nisi me ritëm dhe raste nga të dyja skuadrat. Juventusi iu afrua golit në minutat 20 dhe 21 me Conceiçao-n dhe Locatelli-n, por portieri Carnesecchi u tregua vendimtar, ndërsa traversa u mohoi avantazhin miqve. Nga ana tjetër, Atalanta u tregua më cinike. Në minutën e 24-t, pas rishikimit me VAR, arbitri akordoi penallti për vendasit. Gianluca Scamacca u tregua i ftohtë nga pika e bardhë dhe në minutën e 27-të zhbllokoi rezultatin, duke e dërguar Atalantën në avantazh 1-0.

Juventusi provoi të reagonte përpara pushimit, me një rast të Bremerit, por pa sukses. Në pjesën e dytë, pavarësisht ndryshimeve të shumta nga Luciano Spalletti, loja mbeti nën kontrollin e Atalantës. Presioni i vazhdueshëm u shpërblye në minutën e 77-të, kur Kamaldeen Sulemana përfitoi nga një top i lirë në zonë dhe dyfishoi shifrat.

Goditja përfundimtare erdhi në minutën e 85-të. Mario Pašalić, i futur pak minuta më parë në lojë, kontrolloi bukur një pasim vendimtar dhe me një goditje të saktë vulosi fitoren 3-0.

Një sukses i madh për Atalantën, që jo vetëm eliminon Juventusin, por dërgon edhe një sinjal të fortë në garën për trofeun e Kupës së Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco