Karim Benzema e nisi në mënyrë perfekte aventurën e re me Al Hilal, duke dhuruar një paraqitje mbresëlënëse që në ndeshjen e parë me skuadrën saudite. Sulmuesi francez ishte protagonist absolut, teksa realizoi tre gola dhe vulosi fitoren e ekipit të tij.
Ish-ylli i Real Madridit gjeti rrjetën në minutat 31’, 60’ dhe 64’, duke e çuar rezultatin në 3-0 dhe duke e bërë ndeshjen praktikisht të mbyllur që në pjesën e dytë. Benzema qëndroi në fushë për 73 minuta, përpara se trajneri Simone Inzaghi ta zëvendësonte, mes duartrokitjeve të tifozëve.
Kalimi i tij tek Al Hilal kishte ndodhur vetëm 72 orë më parë, pas ndarjes së bujshme nga Al Ittihad, një lëvizje që shkaktoi polemika dhe debat të gjerë në futbollin saudit. Megjithatë, Benzema dha menjëherë përgjigjen e tij në fushë, duke treguar se mbetet një lojtar vendimtar.
Fituesi i Topit të Artë 2023 kishte qenë protagonist edhe sezonin e kaluar, kur kontribuoi ndjeshëm në shpalljen kampion të Al Ittihadit. Tashmë, transferimi te rivali i madh Al Hilal duket se vetëm sa forcon më tej ambiciet e klubit kryesues të renditjes, që me Benzema-në në sulm shfaqet edhe më i frikshëm për kundërshtarët.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: