Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Hamilton ndryshon gjithçka për sezonin 2026 të Formula 1

Hamilton ndryshon gjithçka për sezonin 2026 të Formula 1

16:28, 05/02/2026

Lewis Hamilton ka vendosur të bëjë një revolucion të vërtetë para nisjes së sezonit 2026 në Formula 1. Shtatë herë kampioni i botës e di mirë se viti i dytë me Ferrarin është vendimtar për të, sidomos në moshën 41-vjeçare, ku nuk ka më hapësirë për sezone mesatare.

Sezoni i parë me makinën e kuqe nuk shkoi sipas pritshmërive. Hamilton nuk arriti asnjë podium dhe asnjë fitore, ndërsa u mund qartë nga shoku i skuadrës, Charles Leclerc. I vetmi moment pozitiv mbeti fitorja në Sprintin e Kinës, por që nuk mjaftoi për të fshehur zhgënjimin.

Pikërisht për këtë arsye, britaniku ka nisur një seri ndryshimesh të mëdha. Ai ka ndërruar inxhinierin e pistës dhe nuk do të bashkëpunojë më me Riccardo Adami-n. Në testet e Barcelonës, Hamilton ka punuar me Bryan Bozzi, inxhinier i Leclerc-ut, ndërsa flitet edhe për afrimin e një inxhinieri nga McLaren për sezonin 2026.

Ndryshimet nuk ndalen këtu. Hamilton pritet të ndahet edhe nga menaxheri i tij Marc Hynes, si dhe nga përgjegjësja për marrëdhëniet me shtypin, Gabriela Kwaku Yeboah. Këta ishin pjesë e rrethit të tij më të afërt prej vitesh, çka tregon se Lewis po kërkon një “reset” të plotë.

Megjithatë, ai ka zgjedhur të mbajë pranë fizioterapisten e tij të besuar, Angela Cullum. Synimi është i qartë: të rikthehet në nivelet më të larta dhe të shkëlqejë me Ferrarin në një sezon që shënon edhe ndryshime të mëdha në rregullore.

 

Hamilton shfaqet optimist dhe beson se makina e re SF-26 është më e besueshme. Shpresa e tij është që 2026 të jetë viti i rilindjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco