Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Serge Gnabry rinovon me Bayernin deri në vitin 2028

Serge Gnabry rinovon me Bayernin deri në vitin 2028

15:42, 05/02/2026

Serge Gnabry do të vazhdojë të jetë pjesë e Bayern Munich edhe për vitet e ardhshme.

Klubi bavarez ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me sulmuesin 30-vjeçar, i cili ka firmosur një marrëveshje të re që do ta mbajë në Mynih deri në vitin 2028.

Gnabry ka qenë një nga lojtarët që ka përfituar më shumë hapësira këtë sezon, veçanërisht pas dëmtimit të Jamal Musiala-s, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në repartin ofensiv të skuadrës.

Në prononcimin e tij për faqen zyrtare të klubit, sulmuesi gjerman u shpreh i emocionuar për vazhdimësinë te Bayerni. “Kur mbërrita këtu nuk e mendoja kurrë se do të qëndroja për dhjetë vite. Të luash për një klub kaq të madh si Bayern-i nuk është aspak e lehtë. Për mua është një krenari e madhe që jam pjesë e kësaj skuadre”, deklaroi Gnabry.

Rinovimi i kontratës konfirmon besimin e plotë të Bayernit te një nga lojtarët më të rëndësishëm të viteve të fundit dhe garanton vazhdimësi në projektin sportiv të klubit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco