E ardhmja e Milot Rashicës te Beşiktaşi vazhdon të mbetet në dyshim, teksa sulmuesi kosovar mund të ndryshojë skuadër, por jo kampionat.
Sipas mediave turke, Trabzonspori ka intensifikuar përpjekjet për ta transferuar Rashicën dhe po synon ta mbyllë marrëveshjen deri të premten, ditë që përkon me mbylljen e afatit kalimtar dimëror në Turqi.
Klubi nga Trabzoni e sheh Rashicën si një përforcim kyç për repartin ofensiv, ndaj negociatat me Beşiktaşin kanë hyrë në fazë më konkrete.
Objektivi i drejtuesve është të sigurojnë shërbimet e tij sa më shpejt, për t’i dhënë trajnerit një armë shtesë në pjesën e dytë të sezonit.
Për ta bindur Beşiktaşin, Trabzonspori ka hedhur në tavolinë tri opsione: huazim, blerje me këste, ose shkëmbim me një lojtar tjetër.
Beşiktaşi ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, por fakti që afati po mbyllet e shton presionin për të dyja palët.
Rashica, i cili ka pasur momente pozitive me fanellën bardhezi, mund të përfundojë kështu te një tjetër rival i fortë i Superligës turke.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: