Sot, më 5 shkurt, Cristiano Ronaldo feston 41-vjetorin e lindjes dhe vazhdon të mbetet një nga figurat më të mëdha që ka njohur ndonjëherë futbolli botëror.
Nga Madeira në majën e globit, karriera e CR7 është ndërtuar mbi rekorde, trofe dhe një mentalitet fitues që ka sfiduar kohën.
Numrat e CR7 janë të pabesueshëm, me 1308 ndeshje të luajtura dhe 961 gola zyrtarë.
Ai është mes shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave. Palmaresi i tij numëron 5 “Topa të Artë” dhe 4 “Këpucë të Arta”.
Portugezi ka aftësinë të rishkruajë historinë e statistikave në çdo kompeticion, duke u bërë unik.
Lidhja mes Ronaldo-s dhe Champions League është perfekte. Ai mban rekordin për numrin më të lartë të ndeshjeve, golave dhe asisteve në historinë e kompeticionit.
Është i pari që kaloi “murin” e 100 golave, duke dominuar çdo fazë, nga grupet te finalja, duke kaluar nëpër një seri të pambarimtë tripletash dhe golash radhazi.
Edhe me fanellën e Portugalisë, impakti i tij ka qenë shumë i madh.
Shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e kombëtareve, rekord golash dhe asistesh në historinë e Europianëve, rekord në kualifikueset europiane dhe në fazën finale.
Përveç rekordeve me Real Madrid (shënuesi më i mirë në histori), Ronaldo ka qenë lojtari i parë në gjendje të shpallet golashënuesi më i mirë në 4 kampionate të ndryshme dhe të shënojë mbi 50 gola në secilin prej tyre.
Nga Premier League (Manchester United) te La Liga (Real Madrid), nga Serie A (Juventus) e Saudi Pro League (Al Nassr), marka e CR7 nuk ka njohur kufij.
Ai është konfirmuar si shënuesi më prolifik i historisë së futbollit botëror.
Trofetë kryesorë në karrierë
5 Topa të Artë (Ballon d’Or)
5 Liga të Kampionëve (1 me Man. United, 4 me Real Madrid)
7 tituj kampioni kombëtarë (Angli, Spanjë, Itali)
2 trofe me Portugalinë:
Kampion Evrope 2016
Liga e Kombeve 2019
Në total, Ronaldo ka fituar mbi 35 trofe madhorë në nivel klubi dhe kombëtare.
Rekorde dhe gola historikë
Golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve
Golashënuesi më i mirë i kombëtareve
Lojtari me më shumë paraqitje dhe gola për Portugalinë
Ai është gjithashtu futbollisti i parë që ka shënuar 100+ gola në tri kampionate të ndryshme evropiane (Premier League, La Liga, Serie A).
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: