Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, në një intervistë ka folur për “play-off”-in e muajit mars, ku Kombëtarja e Shqipërisë luan ndaj Polonisë.
Hoxha tha se do donte që kjo ndeshje të zhvillohej në Tiranë, para tifozëve kuqezi.
Megjithatë, fitorja ndaj Serbisë si mysafir u ka dhënë motivim të gjithëve dhe besim se mund të mposhtin këdo larg shtëpisë.
“Nuk është problem që luajmë në transfertë, edhe pse do donim të luanim në stadiumin tonë të zjarrtë në Tiranë. E dimë se do kemi shumë tifozë atje dhe besojmë se do marrin një fitore ndaj Polonisë. Pas fitores në Serbi, ndjejmë se jemi më të fortë”, u shpreh Arbër Hoxha.
Kujtojmë që ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë, zhvillohet më 26 në Varshavë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: