Klubi turk i Beshiktashit ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani nga Interi. Lojtari do të qëndrojë te turqit me formulën e huazimit deri në fund të sezonit 2025-2026, me një opsion për blerje të përhershme nga ana e klubit.
Në njoftimin zyrtar të Beshiktashit shkruhet:
"Mirë se erdhe te Beshiktashi, Kristjan Asllani! Një marrëveshje është arritur me Interin për transferimin e përkohshëm të futbollistit deri në fund të sezonit. Marrëveshja përfshin një opsion për ta blerë atë në mënyrë përfundimtare. I urojmë Kristjanit sukses me fanellën tonë të lavdishme."
Fotot e firmës së Asllanit shoqëruan njoftimin, teksa 22-vjeçari nis një kapitull të ri në karrierën e tij profesionale.
Asllani pritet të sjellë kreativitet dhe energji në mesfushën e Beshiktashit dhe të ndihmojë ekipin në sfidat e mbetura të sezonit.


© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: