Mike Maignan rinovon ‘përjetë’ me Milanin

Mike Maignan rinovon ‘përjetë’ me Milanin

20:56, 30/01/2026

Milan ka arritur një marrëveshje historike me portierin e tij francez, Mike Maignan, i cili do të qëndrojë te kuqezinjtë deri në vitin 2030, me opsion për sezonin pasues. Kontrata e tij, që do të skadonte më 30 qershor 2026, është rinovuar dhe paga do të jenë 5 milionë euro në vit plus bonuse.

Agjentët e Maignan ishin në zyrat e klubit në Via Aldo Rossi gjatë ditës së premte, duke paralajmëruar zyrtarizimin e rinovimit. Ky është një moment simbolik, pasi nga 1 shkurti portieri mund të kishte negociuar me çdo klub tjetër, por ai ka zgjedhur të mbetet i lidhur me Milanin përjetë.

Ky hap vjen pas përfundimit të rifinancimit të Milanit nga RedBird, që ka zëvendësuar fondin Elliott, duke siguruar stabilitet financiar për klubin dhe për ‘yllin’ e portës.

Zyrtarizimi pritet të ndodhë shumë shpejt, përpara mbylljes së afatit të transferimeve të janarit, duke vulosur kështu një kapitull të ri dhe historik në marrëdhënien mes Maignan dhe Milanit.

Maignan, numri 16 i kuqezinjve dhe kapiteni i ekipit, tashmë bëhet simbol i qëndrueshmërisë dhe ambicies së Milanit për të qëndruar ndër klubet kryesore në Europë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco