Roma ka arritur një fitore të rëndësishme në ‘Olimpico’, duke mposhtur Stuttgartin 2-0 në kuadër të fazës së grupeve të Europa League. Golat e verdhekuqve i shënoi Niccolò Pisilli në minutar e 40' dhe 90+3'. Në fundin e pjesës së parë, Pisilli realizoi pas një topi të bukur të dhënë nga Matias Soule, që i krijoi hapësirë për një gjuajtje perfekte që përfundoi në rrjetë.
Pavarësisht përpjekjeve të Stuttgart-it për të barazuar shifrat, portieri i Romës, Mile Svilar, tregoi siguri, duke ndalur tentativat më të rrezikshme, ndërsa gjuajtja e Jamie Leweling dhe goditja e Deniz Undav mbetën pa efekt. Gjithashtu, Lorenzo Pellegrini provoi me një gjuajtje të fuqishme nga skaji i zonës, por Alexander Nubel bëri një pritje të shkëlqyer.
Në kohën shtesë erdhi edhe goli i dytë i Pisilli-t, që vulosi fitoren e Romës.
Me këtë fitore, Roma ngjitet në vendin e gjashtë, duke krijuar një avantazh për të siguruar kualifikimin në 1/8-at e finales. Tani për skuadrën verdhekuqe, sfida vendimtare vjen në ndeshjen e fundit ndaj Panathinaikosit, ku fitorja do të mjaftojë për të kaluar në fazën tjetër të kompeticionit, duke shmangur play off-in.
Fitore të madhe mori edhe Braga, 1-0 ndaj Nottingham-it, duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit në 1/8-tat.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: